Ademi zgjedh Zvicrën para Shqipërisë dhe Kosovës

19 janar 2020 | 00:37

Zvicra vazhdon të marrë lojtarë shqiptarë në përfaqësuesen e saj, ndërsa i radhës do të jetë Kemal Ademi. Pavarësisht punës së madhe që ka bërë Shqipëria për të marrë këtë sulmues në Kombëtare, nuk është arritur që të përsëritet rasti i Florian Kamberit.

Kjo pasi Ademi është i vendosur që të mbrojë ngjyrat e Zvicrës dhe këtu nuk ka asnjë dyshim të vetëm. Helvetët janë duke vuajtur për një sulmues në formë dhe për këtë arsye hapësira do të jetë e garantuar. Por që Ademi të luajë për këtë përfaqësuese, duhej një konfirmim nga ana e Gjermanisë dhe Kosovës që kanë lidhje me këtë futbollist, që nuk ka luajtur kurrë për ta.

Sigurisht që përgjigja e Gjermanisë me dërgimin e dokumentave konfirmuese të kërkuara ka qenë e menjëhershme, pasi nuk ka asnjë pretendim të vetëm te ky sulmues.

Por Kosova e ka vonuar dhe i shton vuajtjen Zvicrës në mbylljen e procedurave, gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një shtyrje të kohës, pasi Ademi do të luajë për këtë përfaqësuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 45 persona janë infektuar në Kinë me virusin…