Administrata e Biden po përgatit 800 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

19 gusht 2022 | 09:06

Administrata e presidentit Joe Biden është duke përgatitur rreth 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën dhe mund ta shpallë atë që të premten, thanë për “Reuters” tri burime të njohura për këtë çështje.

Bideni do ta autorizojë ndihmën duke përdorur Autoritetin e tij Presidencial të tërheqjes, i cili i lejon presidentit ta autorizojë transferimin e armëve të tepërta nga stoqet e ShBA-së.

Burimet, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se një njoftim mund të kalojë javën e ardhshme, duke paralajmëruar se paketat e armëve mund të ndryshojnë në vlerë përpara se të shpallen.

Deri tani Uashingtoni ka dërguar miliarda dollarë ndihmë për sigurinë për qeverinë e Kievit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Goditjet në territorin e centralit atomik më të madh në…