Aeroplanët mund të drejtohen nga bashkëpilotët e inteligjencës artificiale

17 maj 2023 | 08:18

Teksa Inteligjenca Artificiale po zhvillohet në përmasa të frikshme. Duket se tashmë pritet të pushtojë edhe sektorin e fluturimeve.

Aeroplanët mund të drejtohen nga bashkëpilotët e AI për t’i fluturuar udhëtarët drejt destinacioneve të caktuara në të ardhmen, është shprehur presidenti i linjës ajrore Emirates.

Kjo deklaratë ka sjellë vërejtje dhe debate mbi zhvillimin e teknologjisë AI.

Joji Waites, kreu i sigurisë së fluturimit në sindikatat e pilotëve, shkroi në një blog:

“Piloti i aftë është pjesë e një sistemi të ndërlikuar sigurie që zbut rreziqet dhe i mban pasagjerët të sigurt. Pilotët janë shumë më tepër sesa thjesht drejtues aeroplanësh; ata janë profesionistë të aftë që janë pjesë e një sistemi jetik sigurie që punon për të siguruar që pasagjerët, ekuipazhi dhe ngarkesat të arrijnë të sigurt në destinacionet e tyre.

Ai shpjegoi se pilotët duhet të jenë navigatorë, inxhinierë, teknikë, ekspertë të motit dhe menaxherë të shërbimit ndaj klientit. Clark shtoi:

“Në një ditë të zakonshme, pilotët merren me ekuipazhet e tjera ajrore, ekuipazhin tokësor, ekuipazhin e kabinës, kontrollin e trafikut ajror dhe pasagjerët për të përmendur disa. Një pilot duhet të jetë në gjendje të komunikojë mirë, jo vetëm në aspektin e aviacionit (për shembull duke përdorur radion për të folur me ATC), por edhe në një nivel ndërpersonal”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shkolla në Beograd kanë marrë kërcënime për bomba mëngjesin…