Afër dështimit transferimi i Nkunkut në Bayern

18 gusht 2025 | 16:55

Transferimi i Christopher Nkunku drejt Bayern Munich rrezikon të dështojë pasi Chelsea kërkon një shitje të përhershme dhe jo një huazim.

Sipas Christian Falk nga “BILD”, interesimi i Bayernit për Nkunku është në dyshim, pasi kampionët e Bundesligës preferojnë vetëm një marrëveshje huazimi dhe jo një transferim të përhershëm.

Vetë Nkunku nuk është i interesuar për një marrëveshje të përkohshme, raporton Sacha Tavolieri, i cili shton se Chelsea kërkon 40 milionë euro për mesfushorin francez, që ka ende katër vite kontratë në “Stamford Bridge”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka publikuar një…