Afër stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut hidhen mjete piroteknike

07 janar 2024 | 22:33

Në orët e vona të mbrëmjes së 7 janarit janë dëgjuar disa detonime në Mitrovicë të Veriut.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast.

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, në një përgjigje për Dukagjinin ka thënë se “në Mitrovicë të Veriut ka pasur vetëm shpërthime të mjeteve piroteknike në afërsi të Stacionit të Policisë së Kosovës”.

Sipas Elshanit, detonimet kanë ardhur si pasojë e mjeteve piroteknike të cilat janë hedhur në afërsi të stacionit policor.

“Nuk ka pasur shpërthime të mjeteve të tjera, përveç mjeteve piroteknike”, ka përfunduar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Temperaturat e ulëta, erërat e forta dhe reshjet e borës…