Aforizma për kohen tonë

04 nëntor 10:59

Prof. Lisen BASHKURTI

– Njeriu i uritur nuk është i keq, njeriu i pangopur është i tillë.
– Në jetë nuk është aq e rëndësishme sa shpejt ecën përpara, por me e rëndësishme është që të mos ecësh mbrapa.
– Ruaju nga njerëzit që të japin çadrën në ditë me diell dhe ta marrin në ditë me shi.
– Profesor me vlerë është ai që vlerëson te studentët inteligjencën dhe jo kujtesën e tyre.
– Artin e politikes e zotërojnë dhe e meritojnë ata që bëjnë më shumë sesa premtojmë dhe jo ata që premtojnë më shumë sesa bëjnë.
– Të shumtë janë njerëzit që e dinë fundin e jetës së tyre, por fare të paktë janë ata që e dinë fatin e tyre.
– Në jetë ecim duke shikuar përpara pa marrë parasysh se shumë pengesa na vijnë nga prapa.
– Lajmi më i dëmshëm është gënjeshtra që prodhohet nga propaganda zyrtare, sepse synon të mashtrojë një popull të tërë.
– Përgjegjësia më e madhe e një qeverie është të mbrojë e të lartësojë ndërkombëtarisht imazhin e mirë të vendit të vet, gjë që arrihet me vepra e fakte dhe jo me llafe e propagandë.
– Në dy rrethana testohet më së shumti karakteri i njeriut: kur bëhet i pasur dhe kur vishet me pushtet.
– Thjeshtësia është një virtyt që i ka themelet tek karakteri dhe dituria.
– Arroganca buron nga vaniteti shpirtëror dhe shterpësia mendore.
– Thjeshtësia është një produkt që nuk është në treg, por e blejnë të gjithë.
– Arroganca është një produkt që prodhohet për treg, por nuk e blen askush.
– E keqja në shoqëri nuk eliminohet duke ikur prej mjedisit ku ajo ndodh, por duke ndryshuar mjedisin që ajo të eliminohet.

Tirane, 3 nëntor 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka paralajmëruarse mosmarrëveshjet aktuale midis Rusisë…