Afro 100 civilë sirianë të vrarë në Goutan Lindore

20 shkurt 2018 | 11:07

Bombardimet nga forcat qeveritare të Sirisë kanë vrarë dhjetëra civilë në provincën e Goutas Lindore, e cila kontrollohet nga rebelët.

Së paku 98 civilë, përfshirë 20 fëmijë, janë vrarë të hënën në sulmet ajrore dhe me raketa, njoftoi sot Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Grupi monitorues, me seli në Londër, ka bërë me dije se 470 njerëz janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, raporton “Rel”.

Koordinatori për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Panos Moumtzis, ka thënë se situata po del jashtë kontrollit dhe bëri thirrje për ndalimin e bombardimeve.

Rreth 400.000 njerëz jetojnë në Goutan Lindore, e cila është nën rrethim qysh në vitin 2013.

Besohet se ushtria po përgatit ofensivë tokësore në këtë rajon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër-arreste për 170 njerëz, nën dyshimet…