Agim Ademi merr pjesë në Superkupën e Evropës

13 gusht 2019 | 15:28

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ftesë të UEFA-s, ka udhëtuar sot në Stamboll, ku do të marrë pjesë në takimin e UEFA-s, si dhe do të jetë mysafir në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Liverpool dhe fituesit të Ligës së Evropës, Chelsea.

Gjatë qëndrimit treditor në Stamboll, përveç takimit të rregullt të UEFA-s, presidenti Ademi do të zhvillojë edhe takime tjera me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Turqisë, si dhe me homologët e federatave tjera.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar nga…