Agim Rexhepi mori pjesë në ngritjen e flamurit amerikan në Suharekë për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

04 korrik 2026 | 21:30

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit amerikan në qendër të Suharekës, aktivitet i organizuar në kuadër të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Jubileut të 250-vjetorit të pavarësisë së këtij shteti.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremi, deputetët Burim Ramadani dhe Albana Bytyqi, si dhe qytetarë të shumtë.

Rexhepi tha se kishte nderin e veçantë të ishte pjesë e këtij organizimi, duke theksuar se ngritja e flamurit amerikan në qendër të Suharekës simbolizon miqësinë e fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, ceremonia shërbeu si një dëshmi e lidhjeve të ngushta dhe partneritetit të përhershëm mes dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaos në kufijtë e BE’së – Brukseli pranon problemet me…