Agim Veliu: Jemi duke pritur përgjigje nga LV-ja, s’heqim dorë nga pozita e kryeparlamentarit

27 janar 2020 | 13:58

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se janë duke pritur përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me ofertën e kësaj partie për bashkëqeverisje.

Veliu në një prononcim për medie, ka thënë se nuk kanë hequr dorë nga pozita e kryeparlamentarit.

Në këtë kontekst, Veliu ka thënë se janë duke pritur përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne jemi duke pritur nga Vetëvendosje që të deklarohet për ofertën tonë. Oferta jonë është me kryeparlamentarin, pesë ministri dhe zotimin për president”, ka thënë Veliu, duke shtuar se kjo ofertë është e organeve drejtuese të LDK-së.

Ai ka deklaruar se ka gjasa që sot të mbahet takimi në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.

Veliu ka thënë se duhet t’i jepet fund epilogut të negociatave në mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

“Ky proces duhet të mbyllet sepse çfarëdo epilogu që të ketë ky proces  duhet të ketë një kohë që të kryhen disa punë dhe detyra që na presin, qoftë ai pozitiv apo epilogu tjetër. Edhe në rastin tjetër duhet të ketë kohë Vetëvendosje që t’i shqyrtojë pozicionet e saj dhe të bëjë përpjekje tjera. Sipas mendimit tim sot duhet të ndodhë”, ka thënë Veliu, raporton “Epoka e re”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur raundi i katërt i grand slam të Australian…