AGK-ja dënon arrestimin e kameramanit Albion Selitaj

03 shkurt 2022 | 12:29

Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kameramanin e agjencisë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.

AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla.

Gjatë kryerjes së detyrës, policia arreston kameramanin Selitaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, ishte dje e…