AGK për televizionin e LV-së: I dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e medieve

07 gusht 2020 | 18:39

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e pranon me shqetësim hapjen e televizionit të ri online, TVV, të drejtuar nga partia politike Lëvizja Vetëvendosje!.

Për hapjen e TVV-së nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe Federata Evropiane e Gazetarisë përmes një ‘tweet-i’, të publikuar në rrjetin social “Twitter”.

“Televizioni i ri online TVV në Kosovë, është i krijuar drejtpërdrejtë nga një parti politike. Kjo nuk është gazetari. Kjo është propagandë në shërbim të politikanëve”, thuhet në reagimin e federatës.

AGK i bashkohet reagimit të EFJ-së, duke theksuar se hapja e një televizioni të tillë është i dëmshëm dhe i papranueshëm për lirinë e medieve dhe për një shtet demokratik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka votuar në shqyrtim të parë projektligjin…