Agron Kuçi, kryesues i Kuvendit Zgjedhor të Odës së Avokatëve të Kosovës

09 mars 2024 | 22:03

Avokati Agron Kuçi është zgjedhur kryesues i Kuvendit Zgjedhor të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Lajmin e ka bërë me dije vet ai në “Facebook”.

“I nderuar dhe përgjegjësi të jem kryesues i Kuvendit Zgjedhor të Odës së Avokatëve të Kosovës, në të cilin u zgjedhen përfaqësuesit e rinj të OAK-së, kryetari, Besnik Berisha, zëvendëskryetari, Naim Rudari, anëtarët e këshillit mbikqyrës, anëtarët e komisionit të ankesave dhe disiplinor, si dhe anëtari i jashtëm i këshillit drejtues!”, ka shkruar Kuçi.

Ky kuvend ka mandat katërvjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Na ndajnë gati 90 ditë që nga nisja e Euro…