Agron Mustafës i vazhdohet mandati në krye të Telekomit

26 shkurt 2018 | 13:34

Ministria për Zhvillim Ekonomik (MZhE), e cila sipas ligjit ka për detyrë mbikëqyrjen e Telekomit të Kosovës ka konfirmuar se Telekomi i Kosovës edhe për tre muaj do të vazhdojë të menaxhohet nga drejtori aktual Agron Mustafa.

Pesë ministrat e Qeverisë së Kosovës: Valdrin Lluka, Albena Reshitaj, Bedri Hamza, Bajram Hasani e Pal Lekaj, të cilët përbëjnë këshillin ndërministror, kanë votuar në mënyrë unanime për vazhdimin e mandatit të drejtorit aktual të Telekomit, Agron Mustafa, të cilit i ka përfunduar mandati i rregullt javën e kaluar.

Drejtori aktual i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, do të jetë në krye të kësaj kompanie edhe për tre muaj të tjerë, deri në muajin qershor.

Vazhdimi mandatit edhe për tre muaj dhe votimi unanim nga ana e pesë ministrave të Qeverisë së Kosovës, erdhi pas një situatë të paprecedentë ligjore, në mungesë të Bordit të kompanisë dhe konkursit për përzgjedhjen e një drejtori të ri, situatë e cila në asnjë ndërmarrje publike në Kosovë nuk ka ndodhur më parë.

Ministria për Zhvillim Ekonomik, e cila ka për detyrë ligjore mbikëqyrjen e Telekomit të Kosovës ka saktësuar se votimi unanim nga ana e ministrave ka për qëllim mbajtjen e stabilitetit të kompanisë për një periudhë të shkurtër kohore, deri në muajin qershor, periudhë kjo gjatë të cilës shpresohet të përzgjidhet bordi dhe drejtori i ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka…