Aguero: E dua Kupën e Amerikës për Messin

07 qershor 2019 | 15:13

Ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero e pranon se ai dëshiron ta fitojë titullin e Kupës së Amerikës më shumë për Lionel Messin sesa për veten.

“Jam më në ankth të bëhem kampion për Messin sesa për veten. Shpresoj që ndonjë ditë do të ndodhë. Është ëndrra e tij dhe e të gjithë të tjerëve. Unë e vendos veten në vendin e tij dhe dua ta bëj më të mirën time për ta fituar trofeun e Kupës së Amerikës”, ka thënë Aguero.

“Është bërë një kohë e gjatë që ai vjen këtu dhe vuan. Edhe unë vuaj gjithashtu. Ne e dimë çfarë mund të sjellë ai dhe të gjithë të tjerët duhet të jemi të përgatitur për të mos dështuar”, ka deklaruar Aguero.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, (MBPZhR) ,Dijana Zivic…