Ahmeti: Astriti ishte modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi

05 nëntor 2019 | 11:01

Në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se Astrit Dehari ishte aktivist politik, aktivist i LV-së, student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës.

“Përveç temave të drejtorisë së shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet ti ndihmojmë.  E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ahmeti ka thënë se vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar.

“Kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës.  Barra dhe përgjegjësia vecse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur. Por, sot, në trevjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, ta kujtojmë Astritin për njeriun që ishte, modest, punëtor, zë i butë për miqtë, e zë i fortë për drejtësi e barazi. Shpirti ndjesë i past!”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua në Britani e cila konsumonte 40 gota çaji…