Ahmeti dhe Hristian Mickoski deklarohen për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë Veriore

20 tetor 2019 | 21:48

Kreu i BDI-së pas takimit të liderëve ka deklaruar se gjatë takimit është rritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020.

Ali Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri është nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i Maqedonisë Veriore.“Mund të them se ky është takimet më konstruktive që kam pasur deri më tani, të gjitha partitë politike thanë se alternativa jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe derisa u shterën gjitha argumentet vendosëm bashkërisht që në 12 prill të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”, tha Ahmeti.

Lidhur me atë se a do të bëhet regjistrimi i popullsisë para zgjedhjeve, Ahmeti tha se me rëndësi është të respektohet data e zgjedhjeve dhe se do të shihet nëse kjo është e mundur teknikisht.Ndërsa, Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pas takimit të liderëve theksoi se është me rëndësi që u riafirmuan qëndrimet se të gjithë mbetemi të përkushtuar në euro-integrime.

Ai theksoi se  vijojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku do të fitojë një Maqedoni e rindërtuar.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në NATO dhe BE. Ky ishte konstatim unanim i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim sa i përket mos-marrjes së datës për fillim të negociatave. Ndërkohë në pjesën e dytë ku u diskutua për zgjedhjet e parakohshme ramë dakord që 12 prilli të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për ne ishte shumë e rëndësishme që të marrim datë për zgjedhje të parakohshme. Kemi realitet të ri, do të kemi qeveri teknike dhe më 12 prill do të kemi fitues të ri të zgjedhjeve”, tha Mickoski.Në lidhje me deklaratën e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila tha se i vetmi që është gëzuar për mos marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në është Mickoski, kreu i VMRO-së tha se Shekerinska është mbetja e fundit nga periudha e tranzicionit, dhe se ai distancohet nga çdo konstatim i tillë.

Mickoski theksoi se me rëndësi është që nga janari vendi do të ketë kryeministër teknik dhe se ditëve në vijim do të bisedohet për personel në qeverinë teknike./AlsatM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Zürich të Zvicrës, në prani të një numri të…