
Ahmeti: Fjalimet e opozitës, të dobëta
03 shkurt 2020
| 16:27
Ish-kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, i ka vlerësuar si të dobëta fjalimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, ku është duke u diskutuar për programin qeverisës të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti.
Ahmeti ka thënë se Kosova ka nevojë për opozitë përmbajtjesore.
“Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet. Ka nevojë për opozitë përmbajtjesore”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/