Ahmeti: Javën e ardhshme Maqedonia merr ftesën për NATO

06 korrik 2018 | 12:01

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e javës së ardhshme të kësaj organizate në Bruksel.

“Maqedonia do të marrë ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e javës së ardhshme të Aleancës në Bruksel, ndërsa muajin e kaluar përfituam edhe datën për fillim të negociatave për anëtarësim në BE”, ka thënë Ahmeti, gjatë takimit me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada, me të cilin ka diskutuar rreth aktualitetit politik dhe mbështetjes zvicerane për institucionet maqedonase.

Ahmeti ka vlerësuar arritjet e mëdha brenda vitit të parë të qeverisjes siç janë rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, reformat urgjente, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bulgarinë dhe marrëveshja për kontestin e emrit me Greqinë.

Ndërsa, ambasadorja e Zvicrës, Sybille Suter Tejada, ka elaboruar projektet e mbështetura nga Zvicra në Maqedoni, përfshirë edhe aktivitetet e parapara në drejtim të bashkëpunimit me partitë politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje të zjarrta do të zhvillohen sot (e premte)…