Ahmeti me pretendim të ‘frikshëm’ për liberalizimin e vizave: Marrëveshjes nuk po i dihet

14 mars 2023 | 16:40

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një pretendim të “frikshëm” për qytetarët e Kosovës.

Ai ka lënë të kuptohet se marrëveshjes me Serbinë “nuk po i dihet” dhe se si pasojë e kësaj mund të mos ketë as liberalizim të vizave.

“Mos i paguani biletat për Evropë për 1 janar 2024! Not yet, veç rezervoni. Marrëveshjes nuk po i dihet e faji është jetim!”, ka shkruar Ahmeti në “Twitter”.

Liberalizimi i vizave pritet të ndodhë në muajin janar të vitin 2024 teksa të shtunën më 18 mars pritet të ketë takim të radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Ohër.

Takimi mes tyre mund të sjellë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve  në mes të dy shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshjen…