Ahmeti: Mos parkoni veturat në vendpunishte, përndryshe ato do të konfiskohen

21 nëntor 2019 | 10:06

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se në disa lokacione në qytet janë duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.

Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, duke lutur banorët që të largojnë veturat dhe mos të parkojnë në vendpunishte, në të kundërtën thotë se do të konfiskojnë veturat.

Postimi i plotë i tij:

Në disa lokacione në qytet jemi duke punuar ? në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.

Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte.

Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat.

Falenderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kris Jenneri zbulon pse Kylie Jenneri vendosi t’i shesë shumicën…