Për këtë arsye Kylie shiti aksionet e kompanisë

21 nëntor 2019 | 09:09

Kris Jenneri zbulon pse Kylie Jenneri vendosi t’i shesë shumicën e aksioneve të saj në “Kylie Cosmetics” për 600 milionë dollarë. “Dje ishte një ditë me të vërtetë e madhe për Kylie dhe ekipin tonë në ‘Kylie Cosmetics’. Ishte me të vërtetë një moment që familja jonë të ishte krenare”, tha Kris në një intervistë të re me “Squawk Box CNBC”.

Në lidhje me arsyen pse Kylie vendosi ta shesë pjesën e saj të aksioneve, Kris tha: “Unë mendoj se qëllimi është të vazhdojmë ta ndërtojmë biznesin ekzistues të bukurisë së Kylie në një markë globale. Ky është vizioni. Ne vendosëm të partnerizohemi me Coty sepse ajo ndan të njëjtin vizion si ne për ndërtimin e kësaj gjëje të madhe. Ne ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe kjo është diçka për të cilën jemi të entuziazmuar.

Ajo ndihet sikur ky është vendi ku i përket. Këtu është pasioni i saj dhe ajo dëshiron vërtet ta përdorë anën e saj krijuese për ta zhvilluar markën e saj. Dhe kjo është ajo që ajo dëshiron të bëjë për pjesën tjetër të jetës së saj”, vazhdoi Kris. “[Kylie] flet për të gjithë kohën. Njëzet vjet nga tani ajo e sheh veten duke bërë këtë dhe, mbase, duke ia lënë këtë perandori si trashëgimi vajzës së vet, Stormi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Google” nuk do të lejojë që fushatat politike të shënjestrojnë…