Ahmeti pas takimit me liderët shtetërorë: S’ka ndryshim të qëndrimeve për taksën

13 shkurt 2019 | 12:23

Bashkëkryesuesi i ekipit neogciator, Shpend Ahmeti pas takimit me liderët shtetëror ka folur për medie për atë që është biseduar në këtë takim.

Ahmeti ka thënë se në këtë takim janë diskutuar dy tema, platforma e dialogut me Serbinë dhe letra e zyrtarëve amerikanë ndaj tre përfaqësuesve të institucioneve lidhur me taksën.

“Për platformën i kemi edhe disa diskutime. Pres që të premten ta dorëzojmë zyrtarisht. E diskutuam edhe një herë me krerët e vendit se mos kanë ndonjë koment përfundimtar për platformën”, është shprehur Ahmeti.

Më tutje, ai ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar liderët tjerë për çështjen e letrës se pranuar nga ShBA-ja për taksën.

“Mirëpo edhe pas kësaj nuk ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve”, ka thënë Ahmeti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka pritur…