Shala takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Indiane, flasin për rritjen e shkëmbimeve tregtare

13 shkurt 2019 | 12:13

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka pritur në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiane, Asif Iqbal, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

“Sot prita në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiane Asif Iqbal, që diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare. Delegacionin e Odës Ekonomike Indiane e informova për mundësit që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe Ligji për Investime Strategjike që është duke u aplikuar tashmë dhe ka sjell efekte të jashtëzakonshme. I sigurova që për çdo investitor që shpreh interes për ta investuar kapitalin e tij në Kosovë, do t’i ketë të gjitha lehtësirat që na i mundëson ligji”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Safet Kamberi nga Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur kryesues…