Ahmeti për raportin e Komisionit Evropian: Ta shikojmë shtetin tonë në pasqyrë dhe të jemi vetëkritik

31 maj 2019 | 11:23

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka komentuar raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se raportin e progresit duhet ta lexojmë si pasqyrë për të parë se ku jemi si shoqëri në arritjen e standardeve të jetës.

“Pra, jo vetëm si vlerësim i biletës hyrëse për në BE por si matje e vlerave të shoqërisë sonë. Prandaj, Raporti i Progresit po thotë që si shtet jemi i korruptuar, i pareformuar, jo-mjaftueshëm demokratik dhe jo të gatshëm që në aspektin ekonomik të konkurrojmë me shtetet e zhvilluara”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se ka arsye të fajësojmë edhe Evropën edhe fqinjët, por duhet së pari ta shikojmë shtetin tonë në pasqyrë dhe të jemi vetëkritik.

“Pa përmirësim domethënës në vlerat kryesore nuk duhet as që të synojmë BE-në. Është e qartë që kjo qeveri këtë nuk e ka bërë dhe nuk ka mundësi ta bëjë. Reformat duhet të sjellin më shumë mundësi, punësim, barazi e mirëqenie. Me lehtë për t’u thënë se për t’u bërë, por shoqëria jonë ka njerëz që mund ta bëjnë këtë. Dhe shoqëria duhet ta kuptojë se e ka në dorë vendimin për të sjellë njerëzit e duhur në pozitat e duhura”, ka thënë lideri i PSD-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një nga këngëtaret më të famshme në botë.…