Ahmeti: Për të mirën e Prishtinës jam gjithnjë i gatshëm të takohem me Kurtin

18 shkurt 2020 | 22:10

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,  ka thënë se nuk ka informacione për ndërtimin e një pompe karburanti tek hekurudha.

Ai ka thënë se askush nuk ka aplikuar për leje dhe se nga inspekcioni janë vendosur shirita.

“I lexova disa statuse rreth një ndërtimi te hekurudha të një pompe. Ajo është tokë e Hekurudhës (Infrakos) e cila është ndërmarrje Publike Qendrore dhe ne nuk kemi qasje në qoftë se i kanë dhënë tokën dikujt. Askush s’ka aplikuar për leje dhe nga inspekcioni janë vendos shirita. Nuk e dimë se çka ndodh me pronën e Hekurudhës, por nuk do të ketë leje ridestinimi i gjelbërimit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

I pari i Prishtinës ka thënë se pret nga Qeveria e re që të mos lejohen dhënie të tilla të pronës, sepse nuk ka nevojë për pompa në atë pjesë.

“Pres nga qeveria e re që mos të lejohen dhënie të tilla të pronës dhe po ashtu edhe diskutime shtesë për bllokimin e ndërtimit të krahut hyrës të rrugës në rrethin e Fushë Kosovës. Nuk kemi nevojë për më shumë pompa në atë pjesë”, vijon shkrimi i tij.

Ahmeti po ashtu i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi, se a do të ketë takime me kryeministrin Albin Kurti, për shkak se shumë punë i ndërlidhin, Ahmeti është përgjigjur se për të mirën e Prishtinës është gjithnjë i gatshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimin e katër zyrtarëve…