Ahmeti përkujton Ilir Konushevcin: Shpirti liridashësi tij qëndroi ndër ne deri në jetësimin e shtetit të Kosovës

09 maj 2023 | 13:55

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ali Ahmeti, ka përkujtuar Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën me rastin e 25-vjetorin e vrasjes së tyre.

Ahmeti ka thënë se atdhedashuria dhe shpirti i liridashës i Ilirit ka qëndruar “ndër ne për të frymëzuar qëndresën deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”.

“25 vjet më parë do të ndahej fizikisht nga ne, njëri ndër themeluesit e radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtari im, heroi Ilir Konushevci. I hidhur ishte çasti kur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së jehoi lajmi për rënien e tij bashkë me doktor Hazir Malën. Ilirin e humbëm fizikisht, por atdhedashuria dhe shpirti i tij liridashës qëndroi ndër ne për të frymëzuar qëndresën deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme veprimtarisë kombëtare të Ilir Konushevcit, Hazir Malës dhe të gjithë të rënëve për lirin e Kosovës!”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të…