Ahmeti: Po i japim ngjyrë Prishtinës

17 shtator 14:32

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pesë fusha sportive nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës tashmë kanë marrë ngjyrën që meritojnë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se sot kanë përuruar edhe fushën  në Bregun e Diellit e cila ka marrë ngjyrat e fanellës së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri.

Postimi i plot i Ahmetit:

Po i japim ngjyrë Prishtinës!

Pesë fusha sportive nëpër lagje të ndryshme të qytetit tonë të bukur, tashmë kanë marrë ngjyrën që meritojnë.

Përuruam edhe fushën  në Bregun e Diellit e cila mori ngjyrat e fanellës së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri.

Projekti “Jepi ngjyrë Prishtinës”, u realizua nga Drejtoria e Sportit dhe Drejtoria e Kulturës. Përveç fushave të sportit janë pikturuar edhe shumë murale, trafo dhe pjesë të tjera të qytetit. Aktivitete këto të mirëpritura nga qytetarët e sidomos nga të rinjtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përmbyllur pa probleme faza e parë e ndërtimit të…