Ahmeti: Qeveria PAN 2 do të ishte gjëja më e keqe për Kosovën

17 gusht 2019 | 09:57

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, thotë se gjëja me e keqe për Kosovën do të ishte një PAN 2, pas zgjedhjeve që pritet të mbahen brenda disa javësh.

Duke folur në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Ahmeti thotë se tashmë ka pasur takime me AAK-në dhe LDK-në, mirëpo partia e tij ende nuk ka vendosur nëse do të jetë pjesë e ndonjë koalicioni parazgjedhor.

Ahmeti, partia e të cilit ka 12 deputetë, ka kundërshtuar zërat që e kanë cilësuar PSD-në si paterice të qeverisë Haradinaj kur ka votuar buxhetin si dhe disa ligje tjera.

Ai thotë se është i gatshëm të hyjë në një qeveri të përbashkët me gjitha partitë, përveç me PDK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i ri i Superligës në futboll starton sot (e…