Ahmeti reagon pas dënimit të ish-inspektorëve të komunës së Prishtinës

20 prill 2018 | 16:15

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas dënimit të ish-inspektorëve të kësaj komune, të cilët kanë punuar në kohën kur kryeqyteti është drejtuar nga Isa Mustafa.

“Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun. Ish-inspektorët u dënuan me nga dy/tre vite burgim që dëshmon se ka ekzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje në komunën tonë e që edhe sot ka pasoja të pariparueshme. Nuk mund të flas për lartësinë e dënimeve duke respektuar ndarjen e pushteteve, ato le t’i vlerësoj qytetari”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë hapur linjat telefonike për…