Ahmeti: Së shpejti do ta kemi shtatoren e Fadil Vokrrit pranë stadiumit në Prishtinë

15 qershor 2019 | 12:49

Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka bërë të ditur sot se shumë shpejt do të ndërtohen shtatorja e Legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në Prishtinë.

Ai ka deklaruae se shtatorja e Vokrrit, do të ndërtohen pranë stadiumit të kryeqytetit, i cili mban emrin e tij.

Këtë e bëri të ditur Ahmeti, në një konferencë për media, ku së bashku me futbollistët ne renome ndërkombëtare, Granit Xhaka dhe Milot Rashica, dhanë detaje për ndeshjen që do të zhvillohet sonte në Prishtinë.

Në këtë ndeshje mes ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, do të luajnë edhe shumë ftyra të njohur të sportit dhe artit të Kosovës.

Boksieri, Haxhi Krasniqi dhe këngëtari Ledri Vula, do të jenë dy nga të pranishmit sonte në ndeshje, që do zhvillohet në ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e…