Ahmeti takohet me delegacionin kroat, flasin për situatën politike në Kosovë dhe rajon

21 maj 2019 | 17:55

Kryetari i Prishtinës dhe lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka pritur në takim delegacionin kroat, i kryesuar nga Miroslav Papa, ndihmësministër i Kroacisë për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane.

Kryetari Ahmeti e ka falënderuar ndihmësministrin Papa për ndihmën e shtetit kroat për vendin tonë, sidomos në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore.

Ndihmësministri Papa është njoftuar edhe me prioritetet e Komunës së Prishtinës për vitet e ardhshme ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të tjera.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për situatën politike në vend dhe në rajon, si dhe për proceset e integrimit evropian.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe stafi i…