Ahmeti takon Lajçakun, diskutuan për situatën e tensionuar në veri

15 qershor 2023 | 22:03

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar të enjten në Prespa Forum Dialogue të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diskutuam mbi situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur nevojën imediate të normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes të dyja palëve”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”.

Ahmeti ka përgëzuar Lajçakun për rolin e deritanishëm në vendosjen e urave të komunikimit mes të dyja vendeve dhe e ka inkurajuar të vazhdojë me punën e sinqertë deri në zgjidhjen përfundimtare të kontestit përmes njohjes së ndërsjelltë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari,…