Ahmeti: Taksa nuk hiqet edhe pse ndërkombëtarët po vazhdojnë të bëjnë presion

09 shtator 2019 | 00:01

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën ndaj produkteve serbe, por edhe për masën e paralajmëruar të reciprocitetit.

“Serbia ia teproi Kosovës aq shumë me politikën agresive sa që Kosova u detyrua ta merr një vendim të tillë për taksën. Për herë të parë është ndërmarrë një veprim politik. Nëse vazhdon kështu nuk ka treg për ty në Kosovë iu tha Serbisë. Nuk mund ta kesh tregun e Kosovës nëse sillesh kështu”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr.

“Arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr, prandaj taksa qëndron”.

“Daçiqi çdo të dytën ditën del me çnjohje të blera dhe natyrisht se pa u heq arsyet nuk mund të hiqet as taksa. Nëse ai thotë nuk e njoh Kosovën, nuk ka kompromise as asnjë gjë”, ka thënë Ahmeti për “Klan Kosova”.

Sipas Ahmetit epilogu i dialogut Kosovë-Serbi është njohja e ndërsjellë.

“Me zgjedhjet e Komisionit Evropian do të ketë një presion për të provuar. Prej caktimit të Matthew Palmer si i dërguar i ShBA-së për Ballkanin na është bërë e qartë se ShBA dhe Komisioni Evropian do ta shtyjnë përpara një proces duke nisur nga dhjetori. Dhjetor-janar-shkurt do të ketë presion për këtë dialog”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat joqeveritare në Kosovë të cilat kanë shprehur interesimin e…