Ahmeti thotë se ka pasur presion nga LV-ja për lejimin e ndërtimeve te liqeni i Badovcit

28 janar 2020 | 11:50

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka pasur presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndërtimet në liqenin e Badovcit, ka thënë është pro anulimit të kushteve të ndërtimit, por këtë së pari një gjë të tillë duhet të bëjë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

Me këtë rast, ka nisur polemika me asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosjes, ku Ahmeti i është drejtuar asamblistëve të kësaj lëvizje me këto fjalë: “Mos më shtini me fol se presionin më të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja”.

Ndërsa asamblistët e Vetëvendosjes, i kanë thënë Ahmetit: “Fol se s’kemi asgjë me fshehë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot se do…