Kryeministri izraelit heq dorë nga imuniteti

28 janar 2020 | 11:49

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar sot se do të tërheqë kërkesën e tij në parlament për t’i dhënë atij imunitet, një orë para se të fillonte seanca. “Unë e njoftova Presidentin e Parlamentit se po tërhiqja kërkesën time për imunitet. Më vonë do të hedh poshtë akuzat qesharake (…) të bëra kundër meje”, ka deklaruar Netanyahu, i cili akuzohet për korrupsion në tre raste.

Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në Izrael, ka vlerësuar se procesi në parlament do të ishte “një cirk” duke shtuar se ai nuk dëshironte të “merrte pjesë në këtë lojë të ndyrë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, pas seancës për çështjen…