“Air Albania” gati për fluturim

14 gusht 2018 | 21:52

Fluturimi i parë i “Air Albania” është tanimë çështje javësh.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi ku shihet avioni i shtetit shqiptar, duke e cilësuar si “Photo of the day” (fotoja e ditës).

Linja do të quhet “Air Albania” dhe dizajni shpreh motivet e flamurit kombëtar, duke i ndërthurur me elementë si krahët e Shqiponjës të vendosur në bishtin e avionit.

“Air Albania” do të fluturojë si fillim në Stamboll, Milano, Romë e Londër e më pas do të shtrihet me gjerë në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lutfi Haziri po insiston që Lugina e Preshevës duhet t’i…