Ajax i pakonkurrueshëm në Holandë, fiton titullin e 36-të

12 maj 2022 | 00:32

Një javë nga fundi zyrtar i sezonit në Holandë, Ajax finalizon me sukses misionin për të fituar titullin e 36 në historinë e Holandës.

Klubi nga Amsterdami shkatërroi 5-0 Heerenven në ndeshjen e javës së 33-të duke ruajtur në 5 pikë diferencën me PSV eindhovën që pavarësisht suksesit 3-2 me NEC, nuk arriti të qëndronte në lojë deri në javën e fundit.

Ky titull është një mbyllje ideale e sezonit për trajnerin e ardhshëm të Manchester United, Eric ten Hag, i cili numëron tre tituj kampionë me “harkëtarët”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku takohet me Kryegjyshin Botëror, Baba Mondi në selinë…