Ajaxi, afër titullit në Holandë

12 maj 2019 | 18:42

Ajaxi ka fituar me rezultatin 4-1 ndaj Utrechtit duke hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion në Holandë, kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.

Ndërkohë PSV është mundur në fushën e AZ Alkmaarit me rezultatin 1-0. Skuadra e Erik Ten Hag e nisi keq duke e pësuar që në minutën e parë, por golat e Huntelaar dhe van de Beek përmbysën shifrat që në pjesën e parë. Në të dytën ishte Dusan Tadiqi që shënoi dy herë të tjera për të siguruar fitore.

Me këtë fitore Ajaxi ngjitet i vetëm në vendin e parë me 83 pikë, 3 më shumë se PSV dhe praktikisht është kampion në Eredivisie. Kur mbetet edhe një ndeshje, PSV duhet të fitojë ndaj Heraclesit 13-0 javën e ardhshme dhe Ajaxi të mundet 1-0 nga Graafchapi, pasi diferenca e golave aktualisht është 14. Ajaxi do të mjaftohej edhe me një barazim ndeshjen e ardhshme për t’u shpallur kampion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën gjashtë civilë janë vrarë sot në Sirinë Qendrore,…