Ajaxi, PSV-ja dhe Fenerbahçe e kërkojnë Zenelin

20 nëntor 2018 | 16:26

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli është në “radar” të skuadrës turke Fenerbahçe. “Arbër Zeneli është preferencë e Fenerbahçes për afatin kalimtar të janarit.

Zeneli ka dëshmuar veten në Holandë. Fenerbahçe duhet ta bindë mesfushorin, pasi në garë janë edhe Ajaxi dhe PSV-ja”, shkruan “fanatik.com.tr”.

Futbollisti 23-vjeçar këtë edicion në elitën e futbollit holandez ka shënuar dy gola në 12 paraqitje dhe ka dhënë 7 asistime. Sipas “transfermarkt.de” vlera e kartonit të Zenelit është 5 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet një postimi në llogarinë…