Ajazi prezanton projektin për rregullimin e parkut tek pishat në Gllobar (Video)

12 nëntor 2021 | 11:26

Kandidati për kryetar të Drenasit nga “Demokratët për Drenasit”, Driton Ajazi, ka prezantuar projektin për rregullimin e parkut të pishat në Gllobar të Kamenicës.

Ai ka thënë se në këtë vend do t’i rregullojnë hapësirat e brendshme të parkut.

“Të nderuar qytetarë, Pishat në Gllobar të Kamenicës do të shndërrohen në një prej pikave referuese për pushim e relaksim për qytetarët tanë. Do t’i rregullojmë hapësirat e brendshme të parkut, ku do të ketë vende për lojëra të ndryshme për fëmijët tanë. Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!”, ka shkruar Ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar ndaj deklaratës së…