Federata Evropiane e Gazetarëve dënon sjelljen e Hysamedin Ferajt

12 nëntor 2021 | 11:22

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar ndaj deklaratës së zyrtarit tw LV-sw Hysamedin Ferajt, i cili ka thënë se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) është organizatë e rrezikshme për shtetin e Kosovës.

Kjo federatë ka vlerësuar se e mbështet AGK-në dhe punën e gazetarëve në Kosovë.

“Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, kanë shkruar EFJ në “Twitter”.

Feraj, të martën në një prononcim për media ka thënë se AGK-ja është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Sipas tij, AGK-ja ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…