Akademia e Cityt në Durrës, Duka: Do jetë një vepër arti

17 prill 2024 | 14:30

Ditën e sotme u prezantua projekti i kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës. Të pranishëm janë drejtues të Manchester City, kreu i FShF-së Armand Duka e kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Duka shprehu mbështetjen e plotë ndaj këtij projekti për të cilin u shpreh me bindje se do jetë i suksesshëm.

“Manchester City në Tiranë me këto 5 kupa për dikë tingëllon si lajm i bukur, e në fakt është lajm i bukur. Dikush mund të vijë t’i vizitojë se janë vepra arti, por unë i shoh si dëshmi të punës së një klubi kaq të rëndësishëm. Në futboll thuhet rëndom se duhet të kesh talent, fat dhe të punosh. Rasti i Cityt është vetëm punë, punë, punë. Këtë duam ta implementojmë në Tiranë. Unë nuk e kam parë projektin, por kryeministri të cilin dua ta falënderoj më ka thënë që është një nga akademitë më të mira, të paktën nga pikëpamja arkitektonike. Unë kam shumë besim që do bëhet vërtet një vepër arti. Dua të falënderoj edhe kryetarin e bashkisë së qytetit tim për mbështetjen e këtij projekti. FShF e ka prioritet edhe mbështetjen e futbollit të fëmijëve për ta bërë sa më atraktiv e të suksesshëm. Jam i bindur që futbolli ka nevojë për projekte e strategji të përbashkëta, për ta bërë këtë lojë të dashur të shqiptarëve akoma më të suksesshme. Futbolli sot e ka jetike ligjin e sponsorizuar, një premtim tashmë nga kryeministri. Padashur të zgjatem, shpreh mbështetje të plotë jo vetëm për këtë akademi, por për çdo akademi që krijohet në Shqipëri. Dua të falendroj përfaqësuesit e City-t këtu. Faleminderit dhe uroj vërtet një projekt sa më të mbarë! Dy elementë që nuk dështojnë kanë një sukses të sigurt. Do u thoja drejtuesve që kam pak ngjyra madrilene, por tashmë do mbështes Cityn, kundër Realit”, tha Duka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka…