Akademikët kërkojnë unitet për dialogun me Serbinë

10 qershor 2020 | 14:54

Akademikët e Kosovës kanë kërkuar që institucionet e Kosovës të arrijnë një konsensus nacional për dialogun me Serbinë, i cili pritet të rifilloj se shpejti.

Në prezantimin e  platformës së qeverisë për dialog në AShAK nga kryeministri Avdullah Hoti, akademikët kanë vlerësuar se liderët institucional duhet të flasin më një zë për këtë proces.

Kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja ka thënë se besimi i popullit shpesh është shpërdorur nga liderët në Kosovë. “Një pjesë e faktorit të jashtëm e ka keqpërdorë besimin e Kosovës për dialog. Faktori politik nuk duhet të jetë i ndarë, dikush që e dëshiron SHBA-në, e dikush BE-n. Për marrëveshjet e deritashme nuk ka pasur interesim duke iu krijuar terren atyre që duan ta keqpërdorin atë”, ka thënë ai.

Edhe ish-ministri i Arsimit, akademik Arsim Bajrami, e ka ftuar kryeministrin Hotin që të punoj për ndërtimin e një konsensusi shtetëror për këtë proces.

Ai është shprehur optimist se kryeministri Hoti mund të arrijë konsensusin e paarritur më parë mes Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit të Kosovës.

“Kosova duhet të jetë e përgatitur, konsensionale në dialog. Të krijohet konsesus shtetëror, të bëhen koordinimet e nevojshme me të gjitha partitë. Të koordinoheni me presidentin që ka kompetenca kushtetuese”.

 

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Bundesligës, Bayern Munchen së bashku me Adidas kanë…