Akademiku serb: Vuçiqi e di se Kosovën e kemi humbur në vitin 1999

01 maj 2023 | 09:04

Akademiku serb Dushan Teodoroviq thotë se Serbisë i kushton çdo vit, çdo muaj, çdo ditë dhe çdo minutë që kur Aleksandar Vuçiq është në pushtet. Ai tha se presidenti serb e di se Kosovën e kemi humbur në vitin 1999.

Teodoroviq thotë se pasojat e vendimeve të njëanshme të Vuçiqit janë kudo. “Qoftë për tensionet e vazhdueshme në Kosovë, Beogradi i çuditshëm mbi ujë, ndërtimi i stadiumit kombëtar të futbollit apo emërimi i hajdutëve intelektualë Sinisa Malog, Aleksandar Shapiq apo Jorgovanka Tabakoviq në postet më përgjegjëse në vend”.

“Ehe gjendja aktuale në Kosovë, pa dyshim, është rezultat i vendimeve të njëanshme të një njeriu narcisoid dhe arrogant, i cili për arsye të panjohura për mua i ka caktuar vetes një rol mesianik”, tha Teodoroviq, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë për “Danas” ai thekson se “është e trishtueshme që më shumë njerëz nuk ngrihen në këmbë dhe të paktën e kundërshtojnë publikisht.”

Akademiku serb thotë se “Serbia po shembet dita-ditës jo për shkak të Aleksandar Vuçiqit, por për shkak të frikacakëve dhe paaftësisë dhe pavendosmërisë sonë për të thyer regjimin e tij me demonstrata, grevë të përgjithshme dhe të gjitha format e mundshme të rezistencës civile”.

“Aleksandar Vuçiq që nga fillimi gënjen dhe mashtron qytetarët e Serbisë dhe serbët nga Kosova. Një seri e tërë e lëvizjeve dhe deklaratave të tij gjatë dhjetë viteve tregojnë se ai gjithmonë përpiqej të tregohej si evropian jashtë Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë ishte një serb i madh në Serbi dhe Republika Srpska”, thotë Teodoroviq.

Siç shton ai, “numri më i madh i kuadrove të Vuçiqit kanë diploma false apo të dyshimta dhe si pjesë e regjimit të Vuçiqit janë bartës të korrupsionit në ministri, ndërmarrje publike dhe vetëqeverisje lokale”.

“Vuçiqi, së bashku me kreun e Kishës Ortodokse Serbe vranë shtetin laik”, tha akademiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka nisur një procedim penal ndaj një të riu…