AKB-ja i jep mirënjohje Argjend Fetahut, kryetar i AKB-së për Dukagjin, me motivacion për punë, angazhim dhe përkushtim

31 tetor 2023 | 16:04

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e drejtuar nga Agim Shanini në një ceremoni solemne ka shënuar 21-vjetorin e themelimit.

Në këtë 21 vjetor të themelimit Presidenti Shahini ka ndarë mirënjohje për anëtarët të cilët kanë kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e AKB-së. Ndër ta me mirënjohje për punën, angazhimin dhe përkushtim, mirënjohje iu është ndarë kryetarit për Rrafshin e Dukagjinit të AKB-së z.Argjend Fetahut.

Njoftimi i plotë i AKB-së.

Mes shumë miqve, anëtarëve të AKB-se e veprimtarëve të gjeneratave të ndryshme, shënuam 21 vjetorin e Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Aleanca Kosovare e Bizneseve i falënderon të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, pra breza të tërë. AKB-ja është familje e madhe dhe atmosfera festive do të na bashkojë më shumë në kauzën tonë të përbashkët për zhvillimin ekonomik. AKB-ja është shtëpi që u ndërtua nga të gjithë. Të gjithë kontribuuan me diçka. Objektivat tona mbesin fuqizimi i sektorit privat dhe reformat ekonomike.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ofron ndryshimin pozitiv në komunitetin e Bizneseve, e dëshmuar kjo falë punës sonë të përbashkët.

Në 21 vjetorin e themelimit të AKB-së, ndër akterët që i kanë shtyrë proceset e punës përpara për gjatë 21 viteve, nga Presidenti i AKB-së Dr.Agim Shahini, Drejtoresha znj.Lumnije Ajdini dhe anëtaret e bordit, ju nda mirënjohjen motivacioni, për punën angazhimin, përkushtimin për kryetarin e Rrafshit të Dukagjinit z.Argjend Fetahu.

AKB-ja shënon 21-vjetorin e themelimit, Shahini: Synojmë fuqizimin e sektorit privat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka lansuar fushatën vetëdijësuese “Bashkë kundër trafikimit…