Komuna e Prishtinës lanson fushatën vetëdijësuese “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore”

31 tetor 2023 | 16:02

Komuna e Prishtinës ka lansuar fushatën vetëdijësuese “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore” me qëllim të nxitjes e angazhimit të qytetarëve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Me këtë rast, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë e Drejtoria e Mirëqenies Sociale, ka ndarë 6 mijë euro për fëmijët lëmoshëkërkues, të cilët janë më të predispozuarit të cilët mund të bien pre e trafikimit.

“Është një dukuri që kërcënon fëmijët dhe të ardhmen tanë. Ka fëmijë që në vend të shkojnë në shkolla e t’i ndjekin ëndrrat e tyre, përfundojnë duke shitur ose duke kërkuar lëmoshë. Kryeqyteti ka marrë masa strikte dhe ka ndarë buxhetin në luftën kundër trafikantëve. Ofrimi i shërbimeve sociale e arsimore. Kemi krijuar qëndron ditore për këta fëmijë që mund të gjejnë strehim dhe edukim. Mbështetje po ashtu financiare. Sivjet Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë. Kemi ofruar hapësira falas për organizata që ofrojnë programe për këta fëmijë. Duam që këta fëmijë të kthehen në familje e në banka shkollore e jo të sillen vërdallë nëpër rrugë. Lufta jonë kundër trafikimit me njerëz nuk përfundon këtu, jemi të vendosur me pasion kundër këtij krimi dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen me neve”, ka thënë Rama.

Agron Mehmeti nga sektori i Policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha se po ashtu edhe policia është duke punuar vazhdimisht në parandalimin e rasteve të tilla si dhe në luftimin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e mërkurë) kampionia e Kosovës, Peja dhe fituesja e…