AKI dhe FSK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

28 maj 2020 | 22:25

Në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, drejtori i AKI, Kreshnik Gashi dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe AKI-së.

“Ky memorandum përbën avancim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor. Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshinë aspekte të fushës së sigurisë, gjegjësisht shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe rreziqet ndaj vendit tonë, si dhe rritë mbështetjen e ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin për media.

(A. M / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Kosovën…