Akil Gjakova fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

17 prill 2021 | 17:51

Akil Gjakova e ka përfunduar në mënyrën më të mirë performancën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

May be an image of 1 person dhe tekst

Ai ka fituar medaljen e artë, teksa në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul. Lufta ishte e ashpër teksa u desh “Golden Score” që të përcaktohej fituesi. Akili ishte më i vëmendshëm teksa fitoi me “wazari”.

Akili në gjysmëfinale e mundi me “ippon” në gjysmëfinale zviceranin, Nils Stump. Akili rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me “ippon” e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.

Ai arriti që ta mund me ippon edhe në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg. Ishte dita e Akilit pasi e mundi në çerekfinale edhe rusin, Musa Mogushkovin, ky i fundit bëri tri gabime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një viti pandemik, duket se turistët e parë kanë…