Akil Gjakova në finale, Kosova siguron medaljen e katërt në Abu Dhabi

28 tetor 2018 | 12:19

Akil Gjakova ka kaluar në finalen e kategorisë deri 73 kilogramë në turneun e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi.

Xhudisti kosovar mposhti rusin Musa Mogushkov në gjysmëfinale, për t’ia siguruar Kosovës medaljen e katërt nga ky turne. Lasha Shavdatuashvili nga Gjeorgjia do të jetë rivali i Gjakovës në finale, raporton “Koha.net”.

Në ditën e parë të turneut, Kosova fitoi tri medalje, një të artë nga Nora Gjakova dhe dy të argjendta nga Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur temë kryesore është “korrigjimi i kufirit” Kosovë-Serbi,…